Udhetoi drejt Italise pa arsye te forte, shqiptaren e kthejnë pas

2856
0

Një vajzë e re shqiptare u kthye mbrapsht nga autoritetet italiane, për shkak se nuk u provoi atyre një arsye të fortë për të hyrë në vend.

E reja shqiptare mbërriti në aeroportin Fellini të Riminit ditën e djeshme, por autoritetet italiane që shprehen se kanë forcuar masat anti-Covid-19, vendosën ta kthejnë me një avion sërish në Tiranë.

Arsyeja ishte sepse shqiptarja nuk kishte një arsye të fortë për të hyrë në tokën italiane. Ndërkohë ata shqiptarë që disponojnë dokumente, duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Ndërsa në qytetin e Cesenas ditën e djeshme u regjistruan tre raste pozitive me koronavirus, ndër to një qytetar që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria.