Shkoi në Golem për pushime, shkrimtari tregon “tmerrin”: U ktheva pas tre ditëve

1735
0

Jo të gjithë që nisen për pushime në bregdetin shqiptar gjejnë qetësinë dhe komoditetin që kishin menduar për të kaluar disa ditë relaksi.

Zhurmat, papastërtia, rrëmuja që krijon qarkullimi i mjeteve janë zakonisht problemet që shqetësojnë më së shumti turistët.

Së fundmi shkrimtari Rudi Erebara në një status në Facëbook ka treguar se si u “shkatërruan” pushimet e tij në Golem.

“Ishim ne Golem ne nje super apartament, lluks gati ne det, gati falas, edhe shkuam per 10 dite. U kthyem per 3 ne Tirane. Zhurma eshte gezim kombetar, qe na dallon si popull. Nga ora 6.30 deri ne 12 te nates, ose 1, gjemonte tallava e ndryshme.

Kishte edhe polonishteshe. Bile ne nje lokal pame qe shqiptaret u vune polakeve melodine e mbrekullueshme te Rusia eh rusia namanja qe vene neper dasmat e veta.

Pastaj binte heshtja edhe degjoheshin pullat e tavlles kur rrihnin pas cdo lloj zari qe vinte. Ne fund, ishin kosovaret deri ne 4 te mengjesit qe godisnin me grusht ate grushtin qe bente nga gjysme euro grushti, nga ora 2. Erdhem ne Tirane.

Cfare qetesie. Nuk kishte anje korcare qe fliste papushim ne cader me celularin me skype.

Nuk kishte asnje femije qe thirrte shokun: çekaj, vjeni kua, budall muti.”- shkruan Erebara.