6.5 C
Tirana

Shkodrania rrëfen: Mendoja se burri shkonte me tjetër, por ajo që zbulova më “pushoi zemrën”

Date:

Share:

Një histori e dhimbshme është rrëfyer nga një grua shkodrane, e cila ka treguar se çfarë ka zbuluar për të shoqin.

Një problem që vijon të shkatërrojë me dhjetëra familje shqiptare: varësia nga lojërat e fatit, rrëfehet nga një grua për ‘shkodranews.

“Doja të ndaja me ju historinë time, ose me saktë dramën e familjes time. Jam 40 vjeçe e jetoj në Shkodër. Deri dje mendoja se kisha familjen më të rregullt në horizont, por sot nuk di më kë ndaj shtratin. Kam dy fëmijë si drita, e një burrë që më ka respektuar e dashur gjithmonë, por vitin e fundit gjërat sikur po ndryshonin mes nesh.

Burri nisi të bëhej prapritur gjithnjë e më i paparashikueshëm. Në fakt nisa të dyshoja se sjellja e tij mund të lidhet me ndonjë tradhti.

Rrinte më pak në shtëpi, edhe pse punon 8 orë në ditë, nisi të dukej më i lodhur, më i tërhequr dhe gjithmonë madje dukej i mërzitur. Edhe me fëmijët, me të cilët ai gjithmonë ka qenë i qeshur edhe kur kishte ditë që vinte nga 12 orë punë.

Nisa të ndjehem edhe në shtëpi sikur jam vetëm unë prind për fëmijët tanë.

Një mike imja, që burrat i kemi shokë, më uli një ditë në kafe dhe më tha që im shoq luan bixhoz. Jam ndjerë tmerrësisht e habitur, e zhgënjyer dhe e shokuar.

Nuk di si kam arritur të shkoj në shtëpi e kur erdhi nga puna bëra gabim qe fola në sy të fëmijëve, por u ballafaqova duke qarë.

Më tha që nuk duhesha të shqetësohesha aq, sepse ai mund të kontrollojë sa shpenzon.

Por unë e shoh që asgjë nuk shkon mirë. Kemi më pak të ardhura dhe nuk kemi harmoni në shtëpi. Kam një burrë dhe fëmijët një baba që është aty vetëm fizikisht.

Tani sa herë i lutem të mos luajë më, nis e acarohet me mua.

Jam shumë e shqetësuar se po më shkatërrohet familja dhe nuk po di si ta ndihmoj burrin që e dua fort të heqë dorë nga ky ves”, shkruan ajo.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.