Shkodrani shkon të paguajë ujin por i bie të fiket kur mëson shumën që ka borxh, transportohet me urgjencë në spital

588
0

Një qytetar nga Shkodra ka shkuar për të paguar faturën e ujit të pijshëm por është përballur me një situatë që nuk e kishte menduar asnjëherë. Punonjësit e ujësjellësit i kanë treguar se qytetari kishte një shumë të konsiderueshme për të paguar si shkak i detyrimeve të prapambetura nga vitet e tjera.

Sapo ka dëgjuar shumën që i është thënë atëherë ky shtetas nuk e ka përballuar dhe i ka rënë të fikët raporton ShkodraNews. Menjëherë është njoftuar ambulanca e spitalit rajonal të Shkodrës e cila ka mbërritur duke e dërguar në urgjencë qytetarin.

Pasi ka marrë ndihmën e parë ky shtetas është në gjendje jashtë rrezikut për jetën por ende i shtangur nga shuma që duhet të paguaj.

Tashmë qytetarit i duhet që të bëjë akt-marrëveshje me ujësjellësin si e vetmja zgjidhje për të paguar detyrimet e prapambetura në kuadër të reformës së ujit që është ndërmarrë në gjithë Shqipërinë./ShkodraNews