Shkencëtarja shqiptare ne Amerike, Ermira Murati: Kur rritesh në Shqipëri s’ke mundësi për praktikë

345
0

Inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati, ka qenë gjatë kësaj kohe në qendër të vëmendjes për shkak të sukseseve që ka arritur së fundmi. Ajo iu është bashkuar OpenAL në vitin 2018 dhe momentalisht është Shefe e Teknologjisë në këtë kompani. Në një konferencë të mbajtur muaj më parë, Murati tregoi se ka lindur dhe është rritur deri në një moshë të caktuar në Shqipëri. Mirëpo, ajo thotë se pasioni që kishte qysh në moshë të herët për matematikën nuk mund të praktikohej në Shqipëri, pasi s’ka shumë mundësi. Më pas, ajo shton se kur u zhvendos në SHBA, nisi studimet për inxhinjeri mekanike.

‘Isha shumë e interesuar për fushën e matematikës. Por, kur rritesh në Shqipëri nuk ke shumë mundësi ta praktikosh, kur erdha në SHBA studiova inxhinjeri mekanike ne Dartmouth College’- dëgjohet të thotë në video shqiptarja.

Mira Murati është shqiptarja që po udhëheqë operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja e nisi rrugëtimin e saj në OpenAI si zëvendëspresidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si zëvendëspresidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Gjatë periudhës 2013-2016 Murati punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera për Leap Motion si zëvendëspresidente e produktit dhe inxhinierisë.

Sot OpenAI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley. Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E.

Në intervistat e mëparshme, Murati shpjegonte sesi Dall-E funksiononte.