Skip to content

Shkencëtarët bëjnë zbulimin shokues në pikën më të thellë të detit Jon

  • by

Një ekspeditë me qëllime shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më të largët dhe më të paarritshëm. Studiues nga Instituti Helmholtz i Gjermanisë, në bashkëpunim me Qendrën Helenike për Kërkime Detare (HCMR), zbuluan në thellësinë e njohur si Kalipso, në Detin Jon pranë Greqisë, më shumë se 5.100 metra nën nivelin e detit, një sasi tronditëse mbeturinash.

Gjatë zhytjes me robotë të telekomanduar (ROVs), u identifikuan 167 objekte të dukshme në fundin detar, nga të cilat 148 ishin mbetje njerëzore: qese plastike, kanoçe të ndryshkura, copa tekstilesh, shishe qelqi. Në disa zona, mbetjet ishin grumbulluar në mënyrë të organizuar, duke sugjeruar se mund të jenë hedhur me qëllim nga anije tregtare apo peshkimi.

“Është një dëshmi e qartë se nuk ka më asnjë cep të oqeanit që nuk është prekur nga njeriu”, deklaroi studiuesja Antje Boetius, drejtoreshë e Institutit Alfred Wegener dhe pjesë e ekspeditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.