Shkëlzen Berisha rrezikon burgun? Flet për herë të parë ish-kryeministri

832
0

Ditën e djeshme prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është thirrur për t’u pyetur në lidhje me çështjen e “CEZ-it”.

Pikërisht për këtë ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ku tha se ndjehet shumë mirë që është thirrur sepse betejat politike nuk e intimidojnë.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë, beteja politike nuk më intimidon kurrë. Kjo është e mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit.

Më vjen mirë që ai të zhvillojë një betejë. Ai do matet me narko shtetin.

Asgjë nuk do të bëja, atë e bën ai vetë veten e tij. Ai nuk ka nevojë për mbështetje. Ai do ta demaskojë dhe diskretitojë Edi Ramën gjithnjë. Nëse e ka bërë këtë thoirrje për të dekurajuar protestuesin, atëherë ai vetëm sa i ka shtuar në numë ata,” tha Berisha.