Kur ishim të vegjël dhe shkonim për të kaluar 15-të ditët e pushimeve verore në kampin e pionerit “Qemal Stafa” në Durrës (kompleksi Tropikal sot në Plepa), udhëtonim pothuaj gjithnjë me të njëjtin autobus, me shofer Njaziun.
Gjatë udhëtimit nga qendra administrative e rrethit Skrapar, Çorovoda, e deri ne kampin e pionerit ne Plepa, sa herë kalonim në ndonjë qytet apo qendër të banuar, ose kur na dilte përpara ndonjë Saurrel apo Zis (kështu mjetesh kishte në atë kohë prodhim lindor ose kinez) të gjithë fëmijët në autobus bërtisnin me të madhe për ti dhënë kurajo shofer Njaziut:
“Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari”…
Shkelqesia e tij foli…. te ziut Ismail Qemali c’i shohin syte dhe cfare i degjojne veshet…
Dhe kur e mendon, Ismail Qemalit qe i vinte mbrapa historia, i duhet tani ti rri mbrapa shkelqesise se TIJ…
Po tani?!!!!
A do e ndaloje Rama fushaten elektorale me filxhanin e kafese?!!! Te pakten te shpetojne cunat e Gardes se u doli shpirti cep me cep te Shqiperise!!!!
Po Lali Eri a do i ndaloje kafet e paradites dhe takimet e pasdites?!!!
Po Luli a do i ndaloje protestat me RAMA IK?!!!
Se ua mori shpirtin demokrateve me proteste cdo te shtune dhe xhiro neper bulevard!!!
Po Neritan Ceka me Hazbi Kasajn a do i ndalojne mallkimet?!!!
Mesa duket te gjithe e kane mendjen per plazh dhe nga vjeshta hajt se folim…
Nuk thote kot populli i shkrete:
“O balo te hengert tenja se te keqen e ke brenda”…/Nga Artan Hoxha