Shkeli orën policore, djali i ish-kryeministrit merr gjobe, bën ironi: Më kishte mbaruar letra higjienike

1892
0

Djali i ish- kryeministrit shqiptar, Aleksandër Meksi, Redoni është gjobitur mbrëmjen e djeshme pasi është kapur në shkelje të masat COVID.

Ai është pikasur duke lëvizur pas orës policore, ku nga dje vendi u mbyll në orën 20:00 dhe jo 22:00, siç ka qenë më parë. Meksi ka publikuar fletën e gjobës, ku ndërkohë nuk i ka kursyer ironitë.

“Kaloi ora 20.00, kur c’të shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njëherë vërdall se do më japi ndonjëri… dhe në fakt ashtu ndodhi , më dha një polic këtë copën e letrës përtej shakasë, nuk ka asnjë akt të botuar në fletore zyrtarë për uljen orarit të shtetrrethimit në 20.00, dhe përveç kësaj konstatohem në shkelje të urdhërit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00

ps: sorry për shkrimin , përvecse ishte fleta e dyte, kisha qenin në njërën dore , i cili i ka pak bezdi uniformat”, shkruan ai.