“Shkaktojnë ka.ncer”, ushqimet që duhet ti heqim nga frigoriferi sipas Hetem Ramadanit

104394
0

Ai ka zgjuar kureshtjen e të gjithë shqiptarëve me prezantimin e formulës “magjike” mbi shërimin e disa sëmundjeve pa ilaçe dhe të jetuarit deri në 140 vjeç, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke medituar.

Madje, disa pacientë të tij kanë dëshmuar që ai i ka shëruar për një kohë fare të shkurtër. Por për të treguar më shumë se si të ushqehemi shëndetshëm, Hetem Ramadani ishte sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Gjatë emisionit, përmes një inserti Ramadani rrëfeu se cilat janë ushqimet që duhet të mbajmë dhe ato që duhet të heqim nga frigoriferi.

“Nëse ushqehemi në mëngjes me ushqim të shëndetshëm dhe pasdite me ushqim të pashëndetshëm atëherë në trupin tonë dominon ushqimi me të cilin nuk duhet të ushqehemi.

Për mua ushqimi ndahet në ushqim inteligjent dhe ushqim “budalla” dhe që duhet ta largojmë nga frigoriferi janë:

-Duke filluar nga lëngjet e frutave, frutat Zoti i ka bërë për t’i ngrënë dhe jo për t’i pirë.

-Majoneza duhet të hiqet, përmbanë elementë që i bëjnë dëm trupit të njeriut dhe duhet të hidhet.

-Ketchup dhe mustarda e bëjnë trupin të varur dhe duhen hedhur.

-Salca po ashtu përmban konservantë.

-Veza nëse është bërë nga pula që nuk e kanë parë diellin dhe që nuk janë ushqyer në mënyrë natyrale atëherë nuk duhet të konsumohet.

-Edhe reçeli nuk duhet të konsumohet.

-Edhe kosi jo natyral nuk duhet konsumuar.

-Margarina nuk duhet konsumuar.

-Qumështi po ashtu është laktozë, sheqer dhe burim i kancerit.

-Asnjëherë në shtëpinë tuaj mos blini torta apo kekë të gatshëm.

-Djathi i lopës me plastikë nuk duhet konsumuar.

-Pulat hormonale janë burim kanceri, nuk duhen konsumuar.

Ushqimet që duhet të konsumojmë:

-Gjalpi nëse është natyral mund të konsumohet.

-Uji është burimi i jetës dhe duhet konsumuar.

-Frutat duhen konsumuar, por mos i mbani në frigorifer.

-Karrota po ashtu është shumë e mirë për t’u konsumuar, por nuk duhet të qëndrojë në frigorifer.

-Domatet janë shumë të mira, por kur konsumohen duhet t’i heqim lëkurën dhe farat.

-Specat po ashtu janë shumë të mira.

-Lakra

-Lulelakra

-Brokoli

-Sallata jeshile

-Spinaqi

-Preshi

-Qepa e kuqe

-Erëzat

-Majdanozi

-Boronica është shumë e mirë

-Mëlçia duhet të qëndrojë në frigorifer.

-Sardelet janë shumë të mira, është mirë të konsumohen 3-4 herë në javë.

-Mishi nëse është bio është shumë i mirë.

Ramadani po ashtu tha se “formula magjike” për një jetë të shëndetshme është konsumi i ushqimit “inteligjet” siç e quan ai dhe kombinimi i tij me aktivitet fizik dhe meditim.

“Prej shumë vitesh unë kam studiuar dhe tani dua të shkruaj një libër, por pa rezultate konkrete dhe pa njerëz të tjerë përveç rrethit të ngushtë. Këtë vit kam filluar të pranoj njerëz të cilët mund t’i këshilloj për lloje të ndryshme sëmundjesh si diabeti, kanceri, migrena. Të gjitha sëmundjet mund të shërohen, nuk i shëroj unë, por trupi i gjithsecilit që ka intiligjencë poteciale brenda tij. Kurse oferta ime i stimulon inteligjencën për t’i shëruar dhe baza është ushqimi, meditimi dhe aktiviteti fizik.

“Formula magjike” në fakt nuk është magjike sepse e kam bërë disa herë publike, është ushqimi. Nëse hamë ushqim të ashtuquajtur inteligjent që nuk mund të prodhohet nga mendja e kufizuar shkencore atëherë mund të kemi rezultate. Të gjithë mjekët thonë: “Ne e menaxhojmë sëmundjen, nuk e kurojmë”. Kurse teoria ime, por që nuk është vetëm e imja është që sëmundjet mund të kurohen me anë të inteligjencës së ushqimit, meditimit etj. Është më komplekse. Kanë filluar të vijnë tek unë qindra njerëz, më shumë nga ç’mund të bërballoj, ndaj edhe unë kam vendosur të shkruaj librin me rezultate për diabetin e tipit 1 dhe 2. Më vonë do të shkruaj për sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe kështu me radhë për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Mjekësinë alternative e kam marrë si mision për të ndihmuar të tjerët, kurse bizneset ia kam lënë në dorë dikujt tjetër. Kur kam shkruar librin e parë para 7-8 vitesh, në Shqipëri në fillim u përqesh, kurse sot është bërë fjalë normale meditimi. Kështu fillon”, tha Ramadani./tvklan.al