Shkaktoi të qeshura në sallë, fotoja që Berisha i tregoi Ramës dhe reagimi i Grides

692
0

Një episod mes Beirshës dhe Ramës ka shkaktuar mjaft të qeshura sot në Kuvend.

Ishte momenti kur Berisha i tregoi Ramës një meme që qarkullon në rrjetet sociale, ku kryeministri ka në krah ministrin Bushati dhe zv.kryeministren Mesi.

Berisha ia tregoi atij para kamerave duke marrë përgjigje nga Rama se duhet të ketë kujdes se mos filmohet siç u filmuan Salianji dhe Grida Duma.

“Sali aman kujdes se do të filmojnë edhe ty. Kujdes, se ti dhe ku nuk futesh e kushedi çfarë po na nxjerr.

Kujdes se ti je i çuditshëm, ti ku nuk futesh. Kushedi çfarë të nxjerrin.

Aman se na turpëruat, na morët fytyrën. Kujdes se ke kamera, aman të keqen”., – tha Rama.

Rama shfrytëzoi rastin për t’i rikujtuar se duhej të kishte kujdes se pas kishte kamera dhe mund t’i zbulonin ndonjë të fshehtë duke ironizuar mesazhet me përmbajtje të fortë erotike të deputetëve demokratë të publikuara disa ditë më parë.

Një moment kamera kap edhe deputeten Grida Duma.

Ajo nuk reagon fare ndaj asaj që po flitet duke mbajtur një fytyrë të tendosur, ndërkohë që të gjithë po qeshnin.