Shkaktohet prej celularit, kjo është sëmundja e re që po prek gjithë njerëzimin

8731
0

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë tronditur botën me studimin e tyre.
Ata pretendojnë se kanë një zbuluar një sëmundje të re, e cila është e përhapur në mbarë rruzullin tokësor. Kjo sëmundje është mjaft e rrezikshme për shëndetin mendor.

Por më e keqa qëndron në faktin se kjo sëmundje shkaktohet nga telefoni.

Sipas këtyre shkencëtarëve “Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet sëmundja që, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Këta shkencëtarë pretentojnë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook dhe Instagram.

Simptomat kryesore janë paaftësia për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe marrja e telefonit edhe në tualet kur shkojmë për të kryer nevojat personale.