Skip to content

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas përplasjes me kamionin! Makina u shkrumbua nga flakët

    Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Bolonjës, ku ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto.

    Sipas policisë, Fjora po drejtonte një Volkswagen Lupo, kur parpitur hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion mbeturinash.

    Pas përplasjes së fortë, automjeti i 32-vjeçarit u përfshi nga flakët, ndërsa i riu nuk arriti që të dilte.

    Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio-s, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të rrezikshëm nga ana e Fjorës.

    Hetimet për aksidentin vijojnë.