Shitblerja e automjeteve tashme direkt në sportelet e DPSHTRR – Ja hapat që duhet të ndiqni

86
0

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka rikujtuar qytetarët se shitblerja e mjetit mund të bëhet edhe pranë sporteleve të saj.

Referuar njoftimit, shitësi dhe blerësi duhet të ndjekin këto hapa:

  1. Të paraqiten pranë DRSHTRR bashkë me mjetin që do shitet dhe me këto dokumente me vete:
  2. Shitësi:​​​​​

Mjet identifikimi​​​​

Leja e qarkullimit

Certifikatë Pronësie e mjetit

  1. Blerësi:

Mjet identifikimi

  1. Sapo të paraqiten në DRSHTRR, mjeti do t’i nënshtrohet kontrollit fizik për t’u pajisur me Certifikatën e Kontrollit Fizik.
  2. Pas kontrollit fizik të mjetit, vijohet pranë sportelit të juristit të DRSHTRR për hartimin e kontratës së shitjes së mjetit.

Mjeti duhet të jetë aktiv në sistem për kryerjen e procedurës dhe i lirë nga detyrimet në DPSHTRR (taksat, kamatvonesat) dhe INTERPOL.

  1. Pasi hartohet kontrata e shitblerjes te sporteli i juristit të DRSHTRR, Blerësi duhet të bëjë ndërrimin e pronësisë së mjetit duke u pajisur me:

Leje të re Qarkullimi

Certifikatë Pronësie në emër të tij

Vërtetimin RBS – konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit