HomeNewsShiste drogë, arrestohet...

Shiste drogë, arrestohet në Itali ish-futbollisti shqiptar

Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e tregojnë emrin e tij.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në kupën Intertoto, por u tërhoq nga fushat e blerta në moshë të re në vitin 2005 pas dy sezoneve me Dinamon.

Ai u kap nga policia teksa po i jepte një dozë kokaine një burri që e priste me biçikletë. Ishte ky i fundit që tërhoqi vëmendjen e policisë. Shpesh blerësi shihte ekranin e celularit dhe vështronte me nervozizëm përreth. Pas disa minutash i është afruar ish-futbollisti 45-vjeçar që i ka dhënë një qese të bardhë në këmbim të disa kartëmonedhave.

Agjentët vendosën të ndërhynin në këtë moment ndërsa si shqiptari dhe klienti i tij, nuk bënë rezistencë. Ai kishte me vetë 60 eurot që kishte shitur drogën dhe një thikë. Ndërsa blerësi dozën me kokainë që e kishte fshehur brenda këpucës.

Ai ndodhet aktualisht i arrestuar ndërkohë siç thonë mediat, nuk është hera e parë që shqiptari ishte kapur me drogë. Edhe në Shkurt atij iu gjetën disa doza kokainë, por në këtë rast sulmoi edhe një nga zyrtarët e policisë lokale duke e goditur.

Fati i keq në sport, duket se e paska ndjekur ish-futbollistin edhe pas tërheqjes nga fushat e blerta.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe hidhet nga ballkoni i shtëpisë..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Greqisë, ku një 53-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, po ashtu me origjinë shqiptare. 44-vjeçarja tragjikisht ka humbur jetën, ndërsa autori pasi kreu krimin e rëndë, është...

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së...

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humbet jetën pasi u përplas për vdekje nga kamioni (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion. Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.