Shisnin ushqime të skaduara, AKU bllokon supermarketin

524
0

Një biznes në Fier është bllokuar nga AKU pas konstatimit se tregtoheshin produkte ushqimore të skaduara.

Bëhet fjalë për një supermarket, ku nga inspektimi u kostatuan disa lloje produktesh, si birra, pije freskuse, kos, gjalp,  lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj, me afat përdorimi të kaluar.

Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u morën këto masa:

Masë administrative gjobë për tregtim të mallrave të skaduar, me vlerë 300 mijë lekë.

Masë administrative bllokim produkti për ato ushqime të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.

Nuk është hera e parë që siguria në vend cenohet, madje më rëndë sesa kaq, ku pak ditë më parë u publikuan pamje se si përdoreshin pesdicide jashtë kriterit për të stimuluar rritjen apo pjekjen e produkteve, në rastin konkret domateve.