“Shijoni” rrezet e diellit edhe këtë fundjavë

375
0

Të paktën edhe këtë fundjavë “shijoni” rrezet e diellit. Moti i kthjellët do të dominojë bregdetin dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore verilindore-juglindore. Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.