“Shifra surprizë!”/ Nga 1 Korriku rritje e mirë pagash, ja kush përfiton…

412
0

Më 1 korrik do të ketë një rritje të mirë të pagave të punonjësve të policisë. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se rritja e pagës do të jetë e fortë.

I ftuar në “Opinion” në TV Klan, Balla thotë se së shpejti do të bëjnë pagesën për 6 muajt e parë të këtij viti në lidhje me ushqimin për punonjësit e policisë.

Taulant Balla: “Kemi bërë një zgjidhje sa i takon një pagese që i takon dhe me ligj, por që nuk e merrnin që është pagesa e ushqimit. Lajmi i mirë është që me aktin normativ që do të kalojmë së shpejti, do të bëjmë pagesën për 6 muajt e parë të këtij viti dhe pastaj muaj për muaj nga ky fond që do të na vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit. Po ashtu, lajmi i mirë është që në 1 Korrik do të kemi një rritje të mire të pagave. Nuk po e them shifrën sepse dua ta ruaj surprizë