HomeNewsSHIFRA ALARMANTE raportohen...

SHIFRA ALARMANTE raportohen në 24 orët e fundit, njoftimi i ministrise

Vazhdon te jete i larte numri i rasteve te reja me koronavirus ne vendin tone. SOt 1124 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID.

Fatkeqësisht 14 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 1460 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministërisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur. Data 7 janar 1992 është një...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.