Shi, rrebeshe dhe stuhi të forta ere, sinoptikania jep parashikimin qe nuk pritej per ditet ne vazhdim: Duhet të bëhemi gati per..

10589
0

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, gjate diteve te mbetura te kesaj jave eshtë lagështira prezente dhe lagështira bën që termomenti edhe pse termomentri shënon 25 ne e ndiejmë si 29.

Nderkohe ajo tregon se dita e enjte, e premte dhe e shtunë risjell reshjet sepse është kjo masa ajrore, nëse ju rikujtoj të shtunën ishte një mot mbytës për shkak se ishim në një masë ajrore të freskët veriperëndimore, erdhi një masë kryesisht nga jugu, pati përplasje dhe më shumë kishte stuhi ere dhe më pak rrebeshe, rrebeshe kalimtare megjthatë në shumë zona ka sjellë probleme. E enjtja, e premtja dhe e shtuna me reshje, kryesisht e enjtja dhe e premtja stuhi, rrebeshe, stuhi të forta ere. Stuhitë shkojnë rreth 60 në tokë dhe 70-80 në det të hapur duke sjellë disi probleme në trafikun detar.

Meteorologia pranon se tashmë stinët kanë nisur të marrin nga njëra-tjetra dhe tashmë ndryshimet klimatike do të kenë ndikimet e tyre në to. Ajo konfirmon se edhe Tetori do të mbyllet në vlera të larta atmosferike.

Lajda Porja: Duhet të bëhemi gati, ndryshimet klimatike i kemi prezente. Do të kemi një dimër relativisht të cunguar, nga 3 muaj dimër të cunguar në 3 apo 4 javë. Nuk është se do mungojnë ditët e ftohta, do jenë prezent por do jenë shumë të pakta.

Pas dy muajve të parë të nxehtë të vjeshtës, Nëntori do të shënojë ndryshime të temperaturave dhe do të jetë më i freskët./