Shi dhe ulje te temperaturave, pasditja sjell surpriza! Ja cfare moti pritet sot

370
0

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Pritet që reshjet të jenë më të fokusuara në zonat jugore dhe qendrore. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Kosova mbetet në dominimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke gjeneruar reshje shiu në pothuajse gjithë territorin. Parashikohet që pas mesdite të ketë përmirësim gradual të kushteve të motit në të gjithë vendin, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës parashikohet që në MV të jenë në mbizotërimin e një sistemi të dendur vranësirash i cili do të gjeneroj reshje shiu, herë pas here edhe në formë rrebeshi në zona të izoluara. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje shiu në veri dhe qendër të kontinentit. Po ashtu në edhe pjesë më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa në Europën Jugperëndimore dhe Lindore pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.