Shi dhe të dielen, ja kur rriten temperaturat

581
0

Përvec uljes së temperaturave ditët e fundit jemi përballur edhe me reshje të dendura shiu. Këto reshje shiu parashikohen të na shoqërojnë edhe në fundjavë. Sipas meteorologes së Meteoalb Adiola Bani, reshje më të dendura do të kemi mbrëmjen e së shtunës dhe ditën e dielë. 

“Fundjava do të paraqitet sërish me reshje shiu, edhe pse ato nuk do të jenë në orët e para të ditës ditën e nesërme apo edhe ditën e dielë. Kryesisht gjatë mesditës do të kemi një zvhillim të vranësirave që do të sjellin prezencën e rëeshjeve të shiut, dhe më të dendura do të jenë në gjatë orëve të pasdite, duke bërë që dita e shtunë dhe dita e dielë të jetë me mot të paqëndrueshëm. Dita e dielë do të ketë më shumë reshje, ku herë pas herë do të kenë dhe karakter shtrëngatash”, thotë Bani.

Sa i përket javës temperaturat do të pësojnë rritje duke u lënë vend ditëve me diell. 

Dita e hënë dhe e martë janë ato që do të sjellin ndryshim gradual të motit duke bërë që të kemi prezencë më të paktë të reshjeve, por duke filluar që nga data 16 pasdite do të kemi përmirësim të motit dhe rikthim të Pranverës”, u shpreh Bani.

Sipas parashikimit të meteorologes moti i ditëve të fundit është tipik pranveror dhe se rrezet e diellit do ti shijojmë me shumicë në javët në vazhdim. Dita e hënë dhe e martë janë ato që do të sjellin ndryshim gradual të motit duke bërë që të kemi prezencë më të paktë të reshjeve, por duke filluar që nga data 16 pasdite do të kemi përmirësim të motit dhe rikthim të Pranverës.