Shi dhe dëbore në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për sot

8976
0

Dita e diel do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cilat gjatë orëve të mesditës do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin por në sasi të pakta. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites reshjet të zhvendosen drejt zonave përgjatë shtrirjes lindore, duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura por pa reshje.

Orët e vona të natës i gjithë vendi paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të theksuar të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore, më të theksuara në zonat Veriore dhe Verilindore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, shtim të theksuar të vranësirave dhe rritje të lagështirës në ajër në të gjithë republikën e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C. Era do të fryjë e ftohtë dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut paraqitet nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar reshje dëbore të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe juglindore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet përkohësisht nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga -5°C minimalja deri në 10°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht lindor dhe verilindor.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Konkretisht; me diell paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore, por temperaturat do të jenë relativisht të ulëta.

Ndërsa do të vijojë problematike situata e motit në Europën Veriore, Europën Lindore si edhe rajonin e Baltikut ku reshjet e dendura të dëborës, ngricat dhe temperaturat ekstremisht të ulëta do të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit.