Skip to content

Shi apo diell? Ja cfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e sotme..

    Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    -në zonat malore 11 deri 27°C;

    -në zonat e ulëta 12 deri 31°C;

    -në zonat bregdetare 16 deri 30°C.