Shi 10 ditëve të ardhshme, Italia përgatitet për reshjet më të mëdha që nga fillimi i vitit

134
0

Gjatë 10 ditëve të ardhshme, në Itali pritet të bjerë më shumë shi nga sa është regjistruar që nga fillimi i vitit.

Këtë parashikim bën Lorenzo Tedici, meteorolog në ilmeteo.it, i cili vlerëson se temperaturat në vendin fqinj do të jenë sipas mesatares së periudhës, por  në prani të reshjeve të bollshme “për shumë ditë” dhe me “dukuri të vazhdueshme në të njëjtat zona” për një kohë të gjatë.

Eksperti i cituar nga Corriere della Sera, shton se “mund të ketë situata përmbytjeje javën e ardhshme, me formimin e një cikloni të rrezikshëm në detin Tirren nga 22 nëntori.

Më të goditur duket se do të jenë rajonet veri-perëndimore, ku modelet e motit për momentin parashikojnë sasi të madhe shiu. Me pak fjalë, vjeshta për Italinë përfundon të hënën, kur mbërritja e ciklonit të përmendur nga Tedici, duket se do të sjellë me vete dimrin e vërtetë.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan në muajin shtator në rajonin Marche përmbytje masive që morën 11 jetë njerëzish, ndërsa 50 të tjerë u lënduan. Moti i keq bëri kërdinë vecanërisht në qytetin bregdetar të Ankonës, kryeqendra e zonës dhe disa fshatra përreth tij, ku brenda pak orësh ranë më shumë se 400 milimetra shi.