“Sherri nisi brenda shkollës”/ Shoku i Martinit tregon si nisi konflikti: U zunë për një shtyrje në oborr, shkoi të sqarohej..

267
0

Shokët e Martin Canit, 15-vjeçarit që mbeti i vdekur dje pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë.

Njëri prej tyre, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën, por rezultoi të ishte fatale.

Ai tha se sherri ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës.

Sherri ndodhi të premten te shkolla. Viktima e shau atë dhe autori e qëlloi. U zunë për një shtyrje në oborrin e shkollës. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë, por një sherr që ka ndodhur te oborri i shkollës.

Janë zënë me mesazhe dhe e lanë pas shkolle qe të sqaroheshin. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, unë ndërrova rrugë, ai shkoi të sqarohej. Pash Martinin në tokë, por nuk e pashë momentin e sherrit. Lajmëruam policinë dhe ambulancën”-tregoi shoku i Martinit.