Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka qëlluar me armë një shtetas tunizian.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari dhe tuniziani ishin përfshirë në një debat për një borxh mes tyre, debat që më pas çoi në përdorimin e armëve.
Shqiptari ka shkuar në banesën e tunizianit për t’u sqaruar, ku më pas ka agravuar debate dhe shqiptari ka qëlluar në këmbë tunizianin.
Tuniziani është dërguar menjëherë në spital ndërkohë që policia është vënë në kërkim të shqiptarit.