Një sherr mes disa personave ka ndodhur mes disa personave te zyrat e Partisë Social-Demokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Sipas burimeve , mësohet se një i ri është zënë me një tjetër person.
Më pas ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, tashmë në kërkim, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur të riun, djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.
Pasi kanë kontrolluar zonën, kanë parë që ai ndodhej tek zyra e PSD e më pas kanë hyrë aty dhe janë konfliktuar.
Telhallari sipas Policisë ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e paplasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur.