Skip to content

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

  • by

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj.

Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët që ishin dëshmitarë të dhunës, por kur mbërritën, protagonistët e sherrit kishin shpërndarë dhe ishin larguar. Një person, një shtetas tunizian, u gjet i plagosur pas një sulmi me armë prerëse, i goditur në fytyrë dhe bark. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Umberto I, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve të para, sherri shpërtheu mes dy grupeve rivale, njëri i përbërë nga egjiptianë të rinj dhe tjetri nga djem tunizianë. Policia e Qarkut Trevi ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet e përplasjes dhe për të identifikuar autorët.

Hetuesit po kontrollojnë kamerat e vëzhgimit në zonë për të pasur më shumë informacion mbi incidentin dhe për të kapur përgjegjësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.