Shërbimet konsullore online, Ambasada shqiptare ne Rome ben njoftimin e rendesishem

652
0

Ambasada shqiptare ne Rome ka njoftuar sot qytetaret shqiptare mbi sherbimet konsullore ne portalin e-Albania

Njoftim‼️

Të nderuar qytetarë, Ambasada e RSh-së në Romë informon:

🔴 Procedura e aplikimit për shërbimet konsullore përmes portalit www.e-Albania.al parashikon që kërkesa online të kryhet individualisht nga ju përmes të dhënave personale të dokumentit tuaj biometrik;

🔴 Tarifat e secilit shërbim konsullor janë të pasqyruara në portalin www.e-Albania.al. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Bari dhe Milano(Konsullata e Përgjithshme e Republikes së Shqipërise në Bari; Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano), nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë kosto shtesë përtej atyre të parashikuara nga ligji.