REKORD I ZI / shënohet numri më i LARTË i rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

595
0

Ministria e Shëndetësisë ka perditesuar situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrise, janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në  Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1,239

Të shëruar në 24 orë     805

Të shtruar në spitale     471

Humbje jete në 24 orë   16