Shembja e “Prestige Resort”, reagon MB dhe nxjerr dokumentat që fundosin Hysenbelliun: te kthejë sipërfaqet e zaptuara dhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.

579
0

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT për prishjen e pishinave në ambientet e resortit luksoz në Golem të Kavajës, “Prestige Resort”.

Ministria e Brendshme ka nxjerr edhe dokumentin ku shkruan se leja  e firmosur nga kryeministri Edi Rama është leje me kush, ku thuhet se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

“Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave” thuhet ndër të tjera në postim.

E plotë:

Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.

Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.

Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.