Shefi i urgjences i shqetësuar: Ajo që shpresoja të mos ndodhte, po ndodh…

507
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se situata nga koronavirusi është ende kritike, madje tashmë Covid-19 po përhapet kryesisht nga moshat e reja.

Brataj, i cili e ka kaluar edhe vetë koronavirusin, tha në një intervistë për “Neës24” se në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner të ndezur, nëse një person është i infektuar, ka gjasa ta transmetojë sëmundjen te 80% apo më shumë të tjerë.

“Ka shuëm të infektuar të rinj. Ajo që shpresoja të mos ndodhte, po ndodh, ka shumë humbje jete nga persona që i është transmetuar vitusi nga të rinj, nga adoleshentë dhe asimptomatikë. Pse mbyllen shkollat zakonisht edhe në kohë gripi, u mbyllën nga 8-vjeçarja e lart, edhe në botë. Unë shpresoj që me marrjen e masave të ulet numri i të infektuarve dhe të rifillojë hapja. Unë me këtë sy e shoh. Shëndeti është primar. Me uljen e numrit të të infektuarve mund të zhbëhet akti normativ për lokalet. Por po të rrish në ambient të mbyllur, me kondicioner ndezur, sigurisht që do të infektohen 80 për qind dhe më shumë e njerëzve,” u shpreh Brataj.