Shefi i Rrugores habit me deklaraten: Shqiptarët rezidentë në BE, jane ‘arrogante’ në timon

310
0

Gjate një intervistë shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti tha se rrugë interurbane kryesore dhe dytësore si edhe bulevarde ku ka pasur raste të mjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara monitorohen me radar 24 orë.

Nga analiza që është bërë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik ka rezultuar se shkelja më e shpeshte e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi I gabuar që a sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik te renduar në shumë akse.

Shkelësit më të mëdhenj të kodit rrugor kanë rezultuar emigrantët. Në nisje të vitit të ri shkollor shefi I komisariatit rrugor Erion Ahmeti tha se është hartuar një plan masash për të patrulluar pranë shkollave dhe për të kontrolluar mjetet që janë licencuar për të transportuar nxënës.