SHBA mesazhe bombastike politikanëve të korruptuar: S’keni shance të turpëroni Amerikën siç bëtë me Shqipërinë! Do iu shfarosim!

591
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë sot mesazhe bombastike për politikanët e korruptuar shqiptarë, duke paralajmëruar fundin e tyre të shpejtë. Zëvendësambasadori në detyrë ka deklaruar prerë se SHBA do të vazhdojë të mbrojë shtetin ligjor në mënyrë të pathyeshme, duke shtuar se do të qëndrojë bindshëm kundër zyrtarëve të korruptuar, që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake.

I pranishëm në një ceremoni në Universitetin e Drejtësisë, zv.ambasadori paralajmëroi gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të përdorë çdo mjet për të mbështetur fjalët e saj me veprime, duke e provuar këtë me refuzim të vizave për të gjithë zyrtarët e korruptuar.

“Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’i mbështetur fjalët tona me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë”, ka thënë zv.ambasadori i SHBA, Koski.

Fjala e plotë e zv.ambasadorit në detyrë:

Është nder që jam sot me ju. Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i përgëzoj të gjithë të diplomuarit e sotëm për arritjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

Shpresoj të flas shkurt, prandaj më lejoni të ndaj tri mesazhe të thjeshta me të diplomuarit e rinj:

Së pari, arsimimi juaj vjen me shumë përgjegjësi. Jo të gjithë ju do të praktikoni jurisprudencën. Por, të gjithë keni përgjegjësinë t’i shërbeni profesionit tuaj me nder. Si dhe, të gjithë keni përgjegjësinë ta përdorni arsimimin tuaj për të bërë më mirë dhe për të qenë më mirë. Nuk ka justifikime.

Për juristët e ardhshëm këtu: ju keni përgjegjësinë të kontribuoni për një sistem drejtësie që mban premtimin e bërë për drejtësi dhe paanshmëri për të gjithë shqiptarët. Udhëhiqni me nder dhe integritet. Jini të moralshëm, dhe të drejtë, dhe të ndershëm, dhe etikë. Refuzojeni korrupsionin në të gjitha format e tij. Kjo është mundësia juaj për të udhëhequr drejt të mirës më të madhe. Bëhuni një drejtues që brezat e ardhshëm të Shqipërisë do ta nderojnë

Së dyti, Shtetet e Bashkuara janë gati t’ju mbështesin. Amerika do të qëndrojë krah çdo personi që angazhohet për ndërtimin e një Shqipërie që është e drejtë dhe e lirë – për të gjithë shqiptarët. Pavarësisht profesioneve tuaja, apo pasioneve tuaja, apo politikave tuaja. Nëse qëndroni për drejtësinë, ne do të qëndrojmë krah jush.

Për të gjithë ata që do të bëhen avokatë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet apo dobësohet kurrë. Jua premtojmë këtë!

Së treti, vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’i mbështetur fjalët tona me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë.

Sërish ju përgëzoj për arritjet tuaja. Tani është koha juaj ta drejtoni vendin tuaj të shkëlqyer me nder dhe integritet. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin.