SHBA, kërkohet heqja e bashkimit familjar për emigrantët

862
0

Departamenti amerikan për Sigurinë e Brendshme kërkon heqjen e bashkimit familjar për emigrantët.

Departamenti bën përgjegjës këtë sistem për aktet terroriste në rritje vitet e fundit dhe shpreh mbështetjen për reformën e presidentit Trump, që parashikon shfuqizimin e tij.

Mbështetjen për reformën Trump e shprehu publikisht përmes një komunikate për shtyp, shpërndarë në Twitter nga zëdhënësi Tyler Houlton. Shkak janë bërë dy ngjarjet kriminale të kësaj jave që kanë për autorë dy emigrantë, të cilët kishin përfituar shtetësinë amerikane përmes bashkimit familjar.

Në të rastin e parë, një emigrant nga Egjipti u vra në Pensilvani, pasi qëlloi me armë ndaj policisë, në përpjekje për të kryer një akt terrorist. Ndërsa në tjetrin, një pakistaneze u zbulua se kishte financuar Shtetin Islamik, duke përfituar nga luhatja e vlerës së monedhës vitruale BitCoin.

Përmes një projektligji që do të diskutohet vitin e ardhshëm në Kongres, presidenti amerikan Donald Trump propozon heqjen e sistemit të vizave përmes lotarisë amerikane dhe bashkimit familjar. Shumica e republikanëve kërkojnë vendosjen e një sistemi emigracioni bazuar mbi meritën dhe kualifikimet.Tv Klan