15.5 C
Tirana

SHBA i refuzon vizën Kryeministrit të Kosovës

Date:

Share:

Ajo që raportuan mediat në Prishtinë një ditë më parë se kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për SHBA, është një lajm i vërtetë, që konfirmohet edhe prej kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s të SHBA-së. Duke folur për Radion “Evropa e Lirë”, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, është shprehur Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s, e cila organizonte një event ku Haradinaj ishte i ftuar.

Por kryeministri i Kosovës ka thënë se është duke pritur të marrë vizën. Ramush Haradinaj do të udhëtonte në SHBA për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, si dhe në disa aktivitete të tjera të organizuara në shtetin e Iowa-s. Ndonëse arsyet e refuzimit të vizës nuk bëhen ende publike, dyshimet janë se ky akt i fortë i SHBA-së për Kryeministrin e Kosovës, vjen për shkak të nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Thaçi e Haradinaj e kanë mbështetur iniciativën e disa deputetëve nga partitë e krahut të luftës, për të shfuqizuar në Kuvend ligjin për Gjykatën Speciale, një organ ndërkombëtar që do të hetojë për krimet e luftës në Kosovë. Ndërkombëtarët, përfshi këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë të prerë kundër kësaj nisme. Ata i kanë bërë thirrje Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, t’i japin fund këtij plani.

Tentativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është përplasja më e madhe e Kosovës me faktorin ndërkombëtar, që prej shpalljes së pavarësisë 10 vjet më parë. Një deklaratë e ashpër kundër drejtuesve të Kosovës është bërë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fund të këtij muaji, kur Kuvendi i Kosovës rinis sërish punimet.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.