4.5 C
Tirana

SHBA dhe aleatët nisin luftën në Siri, Tharesa May: S’kishim alternativa

Date:

Share:

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca fillojnë sulme ushtarake kundër qeverisë së presidentit Asad për shkak të përbormit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj.

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Kreyministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si i kishte dhënë urdhrin Forcave Britanike botërore për sulm, për t’i dhënë dund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar aAl Asad.

May pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

“Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian. Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez. Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horror të paparë. Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd”, tha May.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftuan se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, operacioni ka përfunduar dhe “ai dërgoi një mesazh shumë të fortë”.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump. Televizioni sirian njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore iu përgjigj sulmit.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.