Ardhja e këngëtarit grek Notis Sfakianakis në Shqipëri për të mbajtur një koncert në Pallatin e Kongreseve, solli debate të shumta në popullin shqiptar. Këngëtarët tanë bënë thirrje që koncerti të bojkotohej, pasi Sfakianakis dikur ka deklaruar se shqiptarët janë racë inferiore.
Por, pavarësisht thirrjeve të shumta për bojkot pasi shau shqiptarët, mbrëmjen e sotme ata kanë mbajtur rradhë për tu futur në koncertin e tij. Siç e shohim në fotot e siguruara nga ‘Newsbomb’, jashtë Pallatit të Kongreseve janë mbledhur rradhë njerëzish që presin të dëgjojnë këngëtarin grek.
Shumë i përfolur për deklaratën e fortë për shqiptarët, Sfakianakis sqaroi dy ditë më parë në një intervistë për Top Channel se mediat e kanë manipuluar dhe se ai nuk e kishte bërë kurrë atë deklaratë.
“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha”, u shpreh këngëtari.