Sërisht lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra

786
0

Një tërmet ka goditur veriun e vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit si dhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se tërmeti i  regjistruar në orën 05:58 minuta ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter dhe me thellësi 15 km.

Epiqendra e tij ishte 12 km larg Bulqizës dhe 31 km larg kryeqytetit. Deri më tani nuk raportohet për dëme./