Sëmundjet e veshkave, mjekët ngrenë alarmin: Rezultate të frikshme, janë prekur 14% e shqiptarëve. Ja shkaktaret..

Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës, etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.

“Rezultatet e fundit të këtij 4-vjeçari, janë të frikshme. Sot kjo shifër thuhet që ka shkuar në 14-15 %, çka do të thotë se është një situatë alarmi të jashtëzakonshëm për shëndetin, për cilësinë e jetesës, por pse jo edhe për buxhetin e shtetit dhe taksat tona. Kjo sepse një person që shkon për dializë, i kushton shtetit jashtëzakonisht shumë”, shprehet Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Myftar Barbullushi.

Mjekët thonë se çdo i sëmurë që paraqitet tek mjeku kardiolog, apo tek endokrinologu, për probleme të zemrës dhe diabetit, duhet të bëjë edhe kontroll të veshkave, pasi lidhen bashkë.

“Të gjithë mekanizmat e hipertensionit konvergojnë në një organ, që është veshka dhe që sjell lindjen e tensionit të lartë. Krahas sëmundjeve tumorale, diabetit apo sëmundjeve të zemrës, prioritet pritet t’i jepet edhe sëmundjeve të veshkave, në konferencën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Barbullushi.

/Top Channel

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.