Sekretari amerikan i shtetit në Tiranë/Zbardhet axhenda e plotë e Antony Blinken në Shqipëri

200
0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e Antony Blinken gjatë vizitës në Shqipëri ditën e sotme. 

Në axhendën e publikuar nga DASH, Blinken ka planifikuar të takohet me presidentin Begaj në orën 15:05, ndërsa me kryeministrin Edi Rama në orën 16:15. 

Në 18:10, Blinken dhe Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët shtypi. 

Axhenda e plotë: 

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndetet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë 

Ora 14:15  Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri. 

Ora 15:05  Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë 

15:35 Sekretari Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë  “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”  në Tiranë, Shqipëri. 

Ora 16:15  Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri. 

Ora 17:55 Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri. 

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.