Sazani po shkrumbohet, gazetarja e njohur poston mesazhin, shikoni cfare zbulon

6218
0

Gazetarja e njohur e klronikës, Anila Hoxha, ka bërë një mesazh telendisës për autoritetet tona të mbrojtjes, qeverinë dhe tërë ato që po mundohen ta “mbulojnë diellin me shoshë”, prat ë bëjnë propagandë boshe mbi zjarrin që ka pushtuar Sazanin prej dy ditësh dhe po shkreton bimësinë e ishullit tonë strategjik.

Përmes titullit “Ministri Mbrojtjeje pa mbrojtje”, Hoxha i përgjigjet dikasterit të mbrojtjes në vendin tonë, që nuk ka mundësi të ngrejë qoftë edhe një avion të vetëm në ajër për të shuar flakët:

“Reagimi i Ministrise se Mbrojtjes duke ngritur ne ajer nje helikopter te lehte dhe jo ‘cougar’ per te inspektuar se si po digjet Sazani, kur ne fakt tymi qe duket nuk do kallauz, nuk eshte nje perpjekje per te fshehur te verteten, por nje perpjekje e deshtuar per te na bindur qe kemi kapacitete reaguese. Do t’i besoja, por meqe po merrem me ‘cougar’-et prej muajsh, di çdo vrime te kesaj çatie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror .

Por jo. Nuk kemi mundesi. ‘Cougar’-i qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje, e kane sjelle mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt. Ka rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle. E thene nga Ministria e Mbrojtjes (ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit *NSPA* ndodhen ne Shqiperi), realisht ose shqipja eshte bere nje gjuhe e komplikuar, ose kane harruar si thuhet e verteta.

E verteta eshte kjo: kemi vetem nje helikopter ‘cougar’ dhe jo nje pjese. E verteta eshte se dy te tjeret, qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje, nuk jane sjelle ende (keni foto me poshte).

U bene tre ‘cougar’. E verteta eshte se i katerti ka mbetur ne Itali dhe per kete, ashtu si per emergjencat e veres se kaluar, KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh.

E verteta eshte se dy ministra mbrojtjeje deshtuan per te plotesuar mirembajtjen e nje pasurie kombetare si kater ‘Cougar’-et dhe firmosen e firmosen hiq e shto, amendo kontrata mbas kontratash. E verteta eshte se keto shtesa shqip do te thote “miliona euro”.

Sa per kapacitetet… Ato helikopteret e lehte qe vleresohen me gjuhe donkishoteske “helikoptere te lehte”, me specifika, kufizime e me the e te thashe, apo te gjenerates se katert, siç thote Ministria e nderuar e Mbrotjes nuk jane helikopteret ‘cougar’ per te cilet shteti shqiptar shpenzoi miliona euro dhe miliona te tjera u grabiten per t’i mirembajtur, por pa asnje rezultat.

Meqe ministria e nis reagimin me transparence dhe e mbyll me informacionin e klasifikuar konfidencial, pak me vone do vendos nese do te jem transparente dhe do t’ju tregoj fotot e helikoptereve qe jane gjendje, qe nga VIP-i e deri tek ai i brazilianit. Apo do ruaj sekretin qe me ngjan nje barcalete e lodhur per te fshehur nje mega-afere.

Nderkohe shijoni nje foto me ‘cougar’ qe e ngarkuan dhe deshen ta nisnin keshtu udheve te Evropes, ne qe ndjekim “mekanizmat evropiane”, “emergjencat specifike natyrore”, “kapacitetet tona te brendshme te limituara” (citim i njoftimit ministror).