Sapo u kthye nga Anglia i mori jetën babës dhe nënës, zbulohet sherri në familjen dibrane

576
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Peshkopi, Dibër ku një i ri ekzekutoi me armë nënën e babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërkohë autori është vënë në pranga vetëm pak minuta pas krimit.

Viktimat janë Flamur dhe Zeqimete Sela të cilët u ekzekutuan nga djali i tyre, 26-vjeç, Qemal Sela.

Nga raportimet e para u mësua se djali ka ardhur pak orë më parë në Shqipëri dhe sipas infomacioneve mes tij dhe viktimave ka pasur debate për hotelin tek llixhat.

Sherri ka nisur për shtëpinë të cilët prindërit e tij e kishin kthyer në hotel për llixhat.

Mësohet se autori i krimit ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia, ku jetonte prej 7 vitesh.