Samir Mane drejt një ‘goditjeje të madhe’, kerkon të pushtojë tregun online me blerjen e kompanisë së njohur

881
0

Në rast se marrëveshja finalizohet, hyrja e kësaj kompanie në grupin ‘Balfin’ parashikohet të shtojë në masë të konsiderueshme fitimet dhe të ndryshojë situatën në ‘tregun online’.

Kompania ‘Balfin’, e cila drejtohet nga biznesmeni Samir Mane, është duke planifikuar një tjetër goditje të madhe, kësaj here në botën e internetit.

‘Balfin’ ka hyrë në bisedime për të blerë kompaninë ‘Dyqan Taxi’, dyqani më i madh i shitjeve ‘online’ në Shqipëri. Bisedimet janë konfirmuar për Politiko.al nga burime në të dyja kompanitë.

Në rast se marrëveshja finalizohet, hyrja e kësaj kompanie në grupin ‘Balfin’ parashikohet të shtojë në masë të konsiderueshme fitimet dhe të ndryshojë situatën në ‘tregun online’.

Shitjet e produkteve të ndryshme në internet po njohin rritje të jashtëzakonshme në vendin tonë, çka ka sjell edhe hapjen e qindra faqeve në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, të cilat bëjnë të mundur reklamimin dhe transportin e mallit në çdo qytet të Shqipërisë brenda pak ditësh.

Duke qenë se është edhe një ‘industri ‘ që vështirë të kontrollohet nga autoritetet përkatëse financiare, fitimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kanë qenë të konsiderueshme.