Sali Berisha nuk lëkundet: Fjala ime do shkëlqejë në Parlament

295
0

Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet ashpër kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti “dhëmballë e prishur” gjatë një fjalimi disa ditë më parë.

Berisha e quajti Ramën si “autor të fatkeqësive të njëpasnjëshme për Shqipërinë”, dhe e sfidoi duke thënë se do të përballet me të në Parlament.

Deklarata e Berishës në Euronews Albania:

Edi Rama vjen në parlament si një mynxyrë kombëtare, vjen si një autor i fatkeqësive njëra pas tjetrës kombëtare. Edi Rama vjen në parlament si antishqiptari më i betuar që nga Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha. Rama vjen në parlament si njeriu në 8 vite ka grabitur me klanin e tij miliarda e miliarda dhe ka përfunduar 37 kilometra rrugë të lëna në mes nga unë. Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandër Vuçiçit. A e patë çfarë ndodhi në Mal të Zi? Është bashkëautor ky. Të presi ai dhe ia tregoj unë se si do ia bëj unë. Ai është një çiban në trupin e Shqipërisë që duhet të hiqet sa më parë. Fjala ime do shkëlqejë në parlament se unë them të vërteta.