Mjeku Isuf Kalo, njëkohësisht mik personal i Sali Berishës, ka reaguar pas publikimit të fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën.
Sipas tij, arsyja e prezencës së Sali Berishës aty, ka qenë kryesisht njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën, e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes “Shkenca dhe Jeta”.
Regimi i Isuf Kalos
Ndjej detyrë qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, prezent së bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha në fotot e botuara sot në shtyp të qartesoj opinion publik lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato jane realizuar.
Arsyja e prezencës së Dr. Sali Berishës në to, ka qenë kryesisht njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën, e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistese së atërheshme “Shkenca dhe Jeta”, në të cilën Dr Berisha ishte njeri prej antarëve aktiv të kolegjiumit.
Ajo dhe i shoqi Sokoli e patën ftuar miqesisht atë si edhe mua që isha përveçse mjek i tyre, dhe kolegë e mik i Saliut.
Edhe në një drekë familjare në Valarek të Pogradecit, si dhe në një shëtitje familjare të përbashket me varkë që jane ilustruaar me fotot respektive.
Kjo meqë Dr Berisha njëkohësisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime në atë qytet.
Në foton tjetër ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha në ecje e sipër dhe njëkohesisht Dr Berisha në sfond, ky ka qenë aty po ashtu i ftuar personalisht bashkë me të ftuarit e tjerë nga Liljana dhe i shoqi në ambientin familjar të shtëpisë së tyre në Bllok thjesht për urim, për t’i uruar ditëlindjen e saj.
Koincidoi që Enveri me të shoqen erdhën gjithashtu në atë moment për të uruar të renë.
Ata vetvetiu përshendeten siç është zakoni edhe të pranishmit e tjerë aty ndonëse nuk ishin te njohur prej tyre personalisht më pare, por pa u interesuar e pa biseduar veçanërisht me asnjërin prej tyre .
E verteta është qe Dr.Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa të sëmurë të Bllokut, por asnjëherë personalisht Enver Hoxhën dhe as familjarët e tij.
Në dijeninë time lidhjet e asaj kohe të Dr Berishës me banorë të veçantë të Bllokut kanë qenë të natyrës profesionale pa kuontitacione të posaçme politike.
Lutem për korrektesë ndaj publikut botojeni edhe këtë dëshmi.
Me nderime. Miqesisht
Prof Dr Isuf Kalo