Skip to content

Sali Berisha ka sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-kryeministri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot ka 78-vjetorin e lindjes.

    Kjo ditë e gjen Berishën më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat dhe me misionin për të marrë pushtetin, pas dy mandatesh në opozitë.

    Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë.

    Kjo ditëlindjen e gjen realisht më të motivuar doktorin, pasi ka marrë drejtimin e PD dhe synon një fitore të bujshme në zgjedhjet lokale të pranverës 2023.

    POSTIMI I BERISHËS:

    “Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb”