Sali Berisha i quajti si hipokrite deklaratat e Ramës për të shkuar edhe më tej në realizimin e pikave të kërkuara nga studentët, duke ofruar përgjysmim dhe zerim për studentët e ekselencës dhe ata nga familjet në nevojë.
“Jo tani, por edhe në vitin 1992, kur rezerva e shtetit ishte gjithë e gjithë 4 milionë dollarë, çdo student ekselent dhe që vinte nga familjet në nevojë, ka marrë bursë. Gjatë gjithë periudhës që unë kam qenë president apo kryeministër, kemi dhënë qindra dhe mijëra bursa, nga të cilat përfitonin minimumi 15-20 % e studentëve”, deklaroi Berisha.
Ish lideri i Partisë Demokratike e quajti “takim me Judën” një takim të mundshëm të studentëve me Ramën, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjes së çfarë do të bënte ai në një situatë të tillë.
“Unë kam pasur Ladsonin këshilltar të arsimit dhe këtë ligj që miratoi Rama, e hodha në kosh prej kohësh, pasi e pashë që luftonte hapur të varfrit, duke i privuar nga e drejta për arsimim dhe favorizonte shtresën e lartë të shoqërisë. Në qeverisjen time, të jeni të sigurt që kjo situatë nuk do të krijohej kurrë. Madje unë i nxit studentët për rezistencën, pasi një takim i mundshëm me Ramën në këtë kohë, është si një ‘takim me Judën’, pasi ata janë në revolucion tashmë”,deklaroi Berisha.
Tashmë në rolin e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se pikërisht ky ligj për arsimin, ka qenë ligji që ka kundërshtuar më ashpër në karrierën e tij opozitare.
Kërkesat e studentëve/ Berisha: Si do veproja po të isha kryeministër…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për kërkesat e studentëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit. Ai tha se nëse do ishte në krye të qeverisë do t’i plotësonte menjëherë kushtet dhe kërkesat e të rinjve, të cilët vijojnë të protestojnë prej 9-ditësh.
“Nëse do të isha kryeministër do t’i zgjidhja dhe plotësoja kërkesat e studentëve. Edi Rama ka deklaruar se do të rrisë buxhetin mbi 5,9 për qind”, tha ai në “Open”.
Dialogu/ Berisha: Studentët e ’90 kishin pak besim te Ramiz Alia, kurse Ramës s’ja beson njeri fjalën…
Teksa shpjegonte të përbashkëtat dhe dallimet e protestës së studentëve të vitit ’90 dhe kësaj që po ndodh këto ditë, Berisha u ndal te një dallim, për të cilën tha se tregon që Ramës nuk ia beson njeri fjalën.
Sipas tij, studentet e asaj kohe zhvilluan një takim me Ramiz Alinë pasi kishin një farë besimi, kurse sot, shtoi ish-kryeministri, Ramës s’ja beson njeri fjalën.
Të dyja lëvizjet, ish-kryeministri i quajti revolucione. Protesta e këto ditëve, sipas Berishës, është “revolucion për transormimin atij sistemi që mund të quhet sistemi i të gjitha sistemi të një shoqërie: sistemi arsimor”.
“Çfarë po bëjnë ato vajza dhe djem me një sakrificë të jashtëzakonshme? Po shkundin shtetin, qeverinë, por dhe shoqërinë e cila heshti për kohë shumë më të gjatë se ç’duhej ndaj një procesi shpartallues, shkatërrues i sistemit dhe siç e thotë Zhan Zhak Ruso është procesi me serioz i një shoqërie. Ata po luftojnë për të sotmen, por faktikisht edhe për të ardhmen. Zërat e tyre janë një thirrje e pastër për ata që duan të krijojnë të ardhme të ndritur”, tha Berisha në emisionin “Open”.
“Dallimi është këtu që studentët e vitit ‘90 u takuan me Alinë, sepse kishin një farë besimi se do u qëndronte fjalëve dhe në fakt ai i nxori dajakun. Në 1 të natës, doli në një akt të pashembullt doli nga shtëpia dhe i ka prit me një grup drejtuesish në një sallë universiteti. Duke u kthyer studentët, rrugës i nxori Hekuran Isain dhe sambistët dhe i zhdëpi pse gjoja morrn një revole. Kurse Rama është kaq i diskretituar, sa asnjeri se beson fjalën e tij. S’duan të bien në kurthin e një gënjeshtari të pa mbajtur”, shtoi.
Duke u ndalur te reagimi i djeshëm i Senatit të Universitetit të Tiranës, që mohonte të kishte propozuar vendimin që u miratua më pas nga qeveria, që detyronte studentët të paguanin shtesë për provimet e mbartura, Berisha tha: “Rektorët thanë asnjë propozim. S’mund ta nxirrte vendimin pa propozimin e senateve dhe s’kanë bërë kurrë një propozim të tillë ja thanë dje”.
Lidhur me tarifat, ish-kryeministri u shpreh: “Tarifat i cakton qeveria, senatet, dekanatet bëjnë propozimet. Tavanin, po tavanin jo vetëm e ka në dorë, por ka dhe që ta ulë për të përgjysmuar tarifën se bën politikën e arsimit”.