Sali Berisha deklaron atë që nuk pritej kurrë: 50 herë në ditë mendoj të…

408
0

Sali Berisha është një nga politikanët më jetë gjatë në vend, me një karrierë aktive 28-vjeçare. Ish-kryeministri ka deklaruar shpesh se jeta e tij është Kuvendi, por duket se kohët e fundit ka ndryshuar mendim.

Duke folur për “OraNews”, ai shprehet se mendon 50 herë në ditë për lënien e mandatit të deputetit, duke theksuar se me reformën në drejtësi, çdo institucion tjetër është bërë fiktiv. Megjithatë, deputeti i PD shtoi se ky është një vendim që i takon grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, të cilët nuk duhet të ndikohen nga opinionet e tij.

“Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë”, u shpreh ai në ‘Ora News’.